Soni Malaj intervistohet në radio italiane, zbulon si e bëri pjesë të bijën në një nga këngët e fundit

Soni Malaj ka qenë e ftuara e radhës në një radio italiane dhe nga postimet kuptuam se intervista ishte realizuar me lidhje direkte nga vendi ynë. Këngëtarja e njohur ka treguar shumë detaje për jetën e saj dhe karrierën, ndërsa nga media në fjalë është emërtuar si ‘latinia e Shqipërisë’. Një nga detajet që tërhoqi vëmendje teksa fliste për projektet e reja muzikore ishte edhe fakti që pjesë e këngës ‘Te quiero’ që publikoi pak kohë më parë është edhe vajza e saj.

Soni pranoi se nuk do e kishte fare problem nëse e bija do të ndiqte rrugën e artit një ditë dhe kur u pyet nga moderatori nëse do këndonte një këngë më Anën ajo u shpreh: “E kam bërë në fakt. Një pjesë e vogël tek kënga ‘Te Quiero’ që unë kam publikuar pak kohë më parë ka edhe zërin e Anës. Është ai momenti kur kapen notat e larta. Aty kam bashkuar zërin tim me atë të Anës”.

Më tej Soni zbuloi se do sjellë surpriza të tjera për publikun dhe po e shijon shumë këtë periudhë të suksesshme me këngë të reja.

Share With:
Translate »
508 Views