Sot janë prindër të një djali, Jona Spahiu tregon për herë të parë si u njoh me bashkëshortin

Vitin e kaluar moderatorja Jona Spahiu i dha fund beqarisë me një dasmë madhështore për të cilën folën të gjithë mediat. E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, Jona foli për herë të parë për dasmën dhe tregoi historinë e dashurisë me Frenklin.

Jona u shpreh se në punë preferon mos të krijojë miqësi duke mbajtur me të gjithë një raport profesional, por Frenkli diti si ta bëjë për vete.

“Ne jemi njohur në ambientet e Digitalb, kisha pak kohë që isha zhvendosur. Nuk e kisha humbur rrezen e tij që kur isha në Top Channel, kishte një lloj afeksioni për mua. Kur shkova në Digitalb filloi të hidhte karremat e vetë.

Ai është nga ato natyra që nuk bën shumë, por me gjëra të vogla diti të më bënte për vete. Nuk krijoj shumë raporte në punë dhe nuk bëja miqësi. Por erdhi Frenkli dhe diti si ta bënte përjashtimin”, tregoi Jona.

Share With:
Translate »
737 Views