Sot nënë me dy djemë, Julka surprizohet në mënyrën më të bukur nga Andi për 18-vjetorin e puthjes së parë

Dje Julka Gramo dhe Andi Islami festuan 18-vjetorin e puthjes së tyre të parë dhe këtë ditë e kujtuan në mënyrën më ‘funny’. Pak pasi Andi u zgjua nga gjumi, Julka i bëri një pyetësor të shkurtër për të provuar nëse partneri i saj e mbante mend këtë moment të veçantë në jetën e tyre. Andit nuk i kujtohej aspak çasti kur kishin shkëmbyer puthjen e parë, madje i ishte fiksuar se kishin kaluar 17 vite e jo 18.

Julka e kaloi këtë situatë duke qeshur dhe pavarësisht se Andi nuk mund ta kujtonte nuk ka harruar ta surprizojë partneren e tij në mënyrën më të bukur. Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke mbajtur në duar një kuti të madhe me trëndafila të kuq, të cilat DJ i ka marrë si dhuratë për të.

Përveç trëndafilave Andi kishte lënë edhe një letër si shënim për Julkën, e cila e ka prekur vërtetë shumë.

Pasi e ka lexuar ajo është përlotur dhe më pas ka shkruar në ‘Instagram’: “Edhe pas gjithë kësaj kohe je prapë ti”, duke përmendur në postim bashkëshortin e saj.

Kujtojmë se para pak javësh e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Julka tregoi se kishte marrë propozimin për martesë pas 10 vitesh lidhje e bashkëjetesë dhe se pritja ja kishte vlejtur.

Share With:



56 Views