Sot një këngëtare shumë e pëlqyer, e njihni vogëlushen në foto?

Sot është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera në trevat shqiptare dhe mjaft simpatike. Por jeni kuriozë të dini se si ka qenë Dhurata Dora në vitet e para të jetës? Para pak çastesh ajo ka postuar në ‘Instagram’ një foto nga fëmijëria e saj ku qartazi kuptohet që suksesi i saj nuk është i rastësishëm.

Që në moshën 11 vjeçare, teksa ishte ende fëmijë, Dhurata shihet në një studio regjistrimi përpara mikrofonit dhe me kufje në vesh. Kësaj fotoje, ajo i ka bashkëngjitur një foto, ku sot, pas kaq vitesh, ka realizuar ëndrrën e saj duke kënduar në skenë para publikut.

“11 vjeç. Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar”, ka shkruar Dhurata në postimin e saj.

Pas suksesit që ajo ka arritur sot, mesa duket fshihet jo vetëm një talent i lindur por edhe një punë kolosale shumë vjeçare.

Share With:



37 Views