Sot prindër të një vajze, ish-aktori i Portokallisë bën një dedikim plot dashuri për partneren e tij

Aktori i njohur i humorit, Erion Isai, ka krijuar një familje të mrekullueshme me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela. Ata kanë rreth 8 vite që njihen bashkë dhe Erioni shpesh nuk ngurron që t’i shprehë publikisht dashurinë partneres së tij. Edhe sot në ditëlindjen e saj, aktori i njohur i ka dedikuar disa fjalë shumë të ndjera dhe emocionuese. Ai ka bërë disa postime të ndryshme në profilin e tij në ‘Instagram’ dhe përkrah tyre ka shkruar: “I pazoti ndihem të flas për ty sesi me 36 shkronja të shpall sa bukur ndihem kur ne jemi dy, që ti mbretëreshë na bëre 3, kur më të bukurën na dhe. Sa herë pasqyra ndaj vetes më tregon një anë timen të mirë, ajo je ti. Dashuri që bekon! Të duam, je kristali jonë”.

Erioni dhe Ajlin prej dy vitesh janë dhe prindër të një vajze të quajtur Ajër.

Share With:
Translate »
836 Views