Stil dukeshe: Ajola Xoxa duket si Meghan Markle në këtë foto të bërë vetëm 3 javë pas lindjes

Kanë kaluar vetëm 3 javë që kur bashkëshortja e kryetarit Erion Veliaj, Ajola Xoxa u bë nënë për herë të parë.

Ditët ikin shpejt dhe po kaq shpejt, Ajola po rikthen linjat elegante. Ajo ka publikuar një foto sot, ku shfaqet në natyrë dhe mjaft rrezatuese.

E veshur me një fustan të kuq me pika që thekson belin e hollë dhe barkun e sheshtë, Ajola duket thjesht perfekte.

Nuk e dimë nëse është efekti i modelit të fustanit, i ngjashëm me atë që i pamë pak orë më parë edhe dukeshës Meghan Markle, por Ajola e bën mjaft të lehtë rikthimin e linjave, që për shumë femra shihet si një sfidë e vështirë. Fustani i Ajolës është i markës “Vivetta” që shquhet për dizajnin e rrallë të jakave në formën e duarve.

Kjo nuk është hera e parë që ajo shfaqet kaq në formë në publik pas lindjes. Pak ditë më parë Ajola dhe Erion Veliaj u fotografuan teksa shkonin për dore në pagëzimin e vogëlushes së Taulant Ballës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij u bekuan me një vogëlush tre javë më parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Kajan.

Ata nuk e kanë fshehur në publik entuziazmin e të qënit prindër për herë të parë, me deklarata emocionuese në rrjetet sociale dhe foto profesionale të bëra pak kohë para ardhjes në jetë të të voglit.

Share With:
Translate »
1271 Views