Stina në të cilën lind fëmija, parashikon problemet me alergjitë

E dimë që muajt në të cilët lindim kanë rol të caktuar në jetë. Mirëpo, a mund të parashikojnë prirjen ndaj alergjive dhe të na ndihmojnë që të pengojmë zhvillimin e alergjive?

Sipas hulumtimit më të ri të universitetit Sauthampton, i cili është publikuar në revistën Allegry, duket që mundet.

Shkencëtarët kanë studiuar njerëzit e lindur në ishullin Wight në Angli. Kanë konstatuar që markeri specifik në ADN, i lidhur me periudhën në të cilën lindim, është i pranishëm me rastin e lindjes, por edhe 18 muaj më vonë.

Hulumtimi është aq i rëndësishëm, sepse ka arritur të lidhë të ashtuquajturat “tipare epigjenetike” të lidhura me stinën e vitit në të cilën lindim me alergjitë.

Sipas publikimit zyrtar, njerëzit e lindur në vjeshtë kanë rrezik më të madh për ekzema të lëkurës sesa ata të lindur në pranverë.

“Këto janë rezultate interesante. E dimë që stina e vitit në të cilën kemi lindur ka efekt te njerëzit gjithë jetën. Për shembull, personat e lindur në vjeshtë dhe dimër kanë rrezik më të lartë të sëmurjes nga astma”, thekson John Holloway, profesor dhe njëri ndër autorit e studimit.

Mirëpo, shkencëtarët paralajmërojnë femrat që të mos llogarisin kohën e shtatzënisë në bazë të këtyre të dhënave.

Share With:



141 Views