Stormi feston ditëlindjen e parë, Kylie Jenner i dedikon fjalët më të ëmbla

Një nga fëmijët më të famshëm në botë, Stormi, ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të parë. Sigurisht që në këtë ditë të rëndësishme për të urimet nuk mund të mungojnë dhe ai më i veçanti është i nënës së saj, Kylie Jenner. Nëpërmjet disa postimeve në ‘Instagram’ ajo i ka dedikuar vogëlushes fjalët më të ëmbla

“Si ka mundësi që jam kaq me fat që të kem një vajzë kaq të ëmbël, të zgjuar dhe të lumtur. Nuk je ashtu siç të kam ëndërruar, Stormi. Do të doja të ishe përgjithmonë kaq e vogël dhe unë të mundesha të mbroja buzëqeshjen ngjitëse dhe të qeshurën tënde. E di që nuk do të mbash mend shumë nga viti i parë i jetës tënde por lutem që të mos harrosh kurrë si të shpërndash lumturi dhe të qeshura me botën. Dashuria ime për ty rritet 1000 milje në minutë. Çdo ditë me ty është më e bukura e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen engjëlli im në tokë”,- shkruan Kylie.

Në një postim tjetër 21-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Travis Scott.

View this post on Instagram

Happy Birthday Stormi ♥️ We Love you..

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

 

Share With:
Translate »
534 Views