Strategjia për t’u ndarë përkohësisht nga fëmija edhe kur ai është shumë i lidhur me ju

Të përshëndetësh beben dhe të dalësh nga shtëpia nuk është e lehtë. Mirëpo kur kjo shoqërohet edhe me qarje, britma dhe me shtrirje duarsh në drejtim tuajin – pothuajse është e pamundur.

“Anksioziteti i ndarjes pikërisht është hap i madh në kuptimin intelektual dhe emocional. Fëmija juaj për herë të parë fillon të mendojë për ju derisa ju u mungoni”, thotë autori i librave Alan Green për Yahoo Practical Parenting.

Bebet mësojnë për ndarje para se të kuptojnë kthimin, andaj është normale që të shqetësohen kur prindërit mungojmë. E dinë që diçka po mungon, në këtë rast jeni ju.

Një herë kur fëmija të kuptojë që, pas ndarjes do të ktheheni, anksioziteti fillon të dobësohet.

Këtë mund ta ushtroni me lojën e thjeshtë të fshehjes. Mbuloni kokën me batanije, pastaj zbulohuni para vogëlushit tuaj me shumë energji pozitive dhe qeshje.

Pastaj provoni me “fshehje” pak më të gjata ashtu që të dilni nga dhoma për një deri në dy minuta. Nëse qan, mund t’i këndoni apo t’i flisni nga dhoma tjetër, në mënyrë që fëmija të mësojë që jeni afër edhe pse nuk ju sheh.

Kjo fëmijës suaj do t’i tregojë që do të ktheheni dhe se është i sigurt, edhe pse ju nuk jeni drejtpërdrejt pranë tij.

Ikja pa u vënë re mbase duket si dalje e lehtë, mirëpo nëse bebja juaj fillon t’ju kërkojë, ndërsa ju mungoni, do të fillojë të mendojë që mund të zhdukeni kurdo qoftë.

Në vend të kësaj, imagjinoni ritualin pozitiv për dalje – nga puthja në ballë deri te këngët e shkurtra apo vallëzimi.

Në fund, sado që t’ju duket e vrazhdë, ndoshta do të detyroheni ta lini vogëlushin tuaj të përlotur.

Nëse jeni të pasigurt, fëmija do të “fotografojë” pavendosmërinë tuaj dhe do të bëhet edhe më i shqetësuar, sepse do të mendojë që nuk do ta lini në duar të sigurta nëse do ta keni të vështirë ndarjen.

Ndajuni butësisht, por të vendosur, ndërkaq fëmija me dadon e kujdesshme apo me ndonjë nga anëtarët e familjes shpejt do të qetësohet.

Share With:



87 Views