Strijat nuk mund të parandalohen apo shmangen gjatë shtatzënisë; Kjo është arsyeja e vërtetë pse shfaqen dhe si mund të trajtohen

Nëse ju rastis të bisedoni me nëna të reja apo të ardhshme, mund të dëgjoni edhe për strijat. Ato janë vija në ngjyrë rozë ose të purpurt, që shfaqen zakonisht në bark, gjinj, pjesën e sipërme të krahëve, në të ndenjura dhe kofshë. Strijat krijohen te thuajse gjysma e grave shtatzëna, veçanërisht gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë.

Ato nuk janë shenjë e shtimit të tepërt në peshë, por shkaktohen nga tendosja e lëkurës dhe shtimi i hormonit kortizon, që prodhohet nga veshkat. Rritja e sasisë së kortizonit mund të dobësojë fibrat elastike të lëkurës, duke shkaktuar shenja. Edhe trashëgimia besohet se luan një rol të ndjeshëm në krijimin e strijave. Te disa gra mund të jenë shumë të theksuara, ndonëse ato shtojnë shumë pak peshë gjatë shtatzënisë. Strijat nuk zhduken përgjithmonë, por pas lindjes mund të veniten, duke marrë një ngjyrë të bardhë, nga roza që mund të kenë në fillim.

Ndryshe nga sa mund të besohet, strijat nuk mund të parandalohen apo shmangen, sado kremra apo pomada që mund të përdorni. Meqenëse krijohen në thellësi, brenda indit lidhës nën lëkurë, nuk ka asgjë që mund t’i ndalojë të shfaqen. Por duke përdorur vaj bajameje ose kremra të posaçem për strija mund të zbehni pamjen e tyre , duke u kujdesur që të mos përkeqësohen edhe më tej

Share With:
Translate »
596 Views