Studimi befasues: Të gjithë lindim gjeni, por edukimi na vret gjithë krijimtarinë

Duket sikur gjenialiteti u përket vetëm disa njerëzve specifikë në botë, por në fakt duket se nuk është kështu.

Të paktën kështu pohon Dr.George Land, i cili zbuloi para audiencës së tij një test krijimtarie të zhvilluar nga NASA.

NASA kishte kontaktuar me Dr.George Land dhe Beth Jarman për të zhvilluar një test mjaft të specializuar që do t’u jepte atyre mjetet për të matur në mënyrë efektive potencialin krijues të shkencëtarëve dhe inxhinierëve të raketave të NASA-s.

Testi rezultoi shumë i suksesshëm për qëllimet e NASA-s, por shkencëtarët mbetën pas me disa pyetje. Nga vjen krijimtaria? A kanë lindur disa njerëz me të apo është e mësuar? Apo vjen nga përvoja jonë?

Këta shkencëtarët më pas provuan testin e krijimtarisë tek 1.600 fëmijë të moshave 4 dhe 5 vjeç. Ajo që ata zbuluan i ata pa fjalë.

98 përqind e fëmijëve rezultuan me imagjinatë prej gjeniu.

LEXO DHE :  Keni frikë se ju shkarkojnë? Ja si përgjigjet Meta!

Shkencëtarët u çuditën aq shumë sa vendosën ta bëjnë studimin për një kohë më të gjatë dhe i testuan përsëri fëmijët pesë vjet më vonë kur ata ishin 10 vjeç.

Rezultati? Vetëm 30 përqind e fëmijëve tani ishin në kategorinë e imagjinatës së një gjeniu.

Kur fëmijët u testuan në moshën 15 vjeçare, shifra kishte rënë në 12 përqind!

Po për ne të rriturit? Sa prej nesh janë akoma në kontakt me gjeniun tonë krijues, pas viteve të shkollimit? Fatkeqësisht, vetëm 2 përqind, shkruan dritare.net.

Kjo sipas shkencëtarëve vjen pasi me rritjen ajo që na mësohet më shumë është frika dhe ndalimi, gjë që ndal krijimtarinë tonë.

Kur ne veprojmë nën pushtetin e frikës ne pëdorim një pjesë të vogël të trurit tonë, duke humbur kështu gjenialitetin me të cilin kemi lindur.

Share With:
Translate »
410 Views