Studimi i ri, fëmijët nga mosha 4-vjeçare vuajnë nga depresioni

Sipas një studimi tronditës fëmijët deri në 4 vjeç vuajnë nga simptomat e depresionit dhe ankthit.

Nxënësit në shkollat fillore janë duke përjetuar çrregullime të ngrënies, dëmtimin e vetes, kriza paniku madje edhe deri në mendime vetvrasëse.

Mësuesit paralajmërojnë se problemet e shëndetit mendor, bullizmi dhe ngacmimet seksuale janë bërë pjesë e përditshme e jetës për shumë fëmijë. 1 në 7 raste të problemeve me shëndetin mendor prekin fëmijët e moshën nga 4 – 7 vjeç ndërsa çereku i rasteve janë fëmijët nga 7 – 11 vjeç.

Shëndeti mendor në mesin e adoleshentëve ka qenë temë shqetësuese për shumë vite shoqëruar me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale dhe fiksimit për ty bërë si njerzit e famshëm.

Megjithatë, studimi i NASUWT thotë se probleme të tilla si depresioni po zhvillohen në moshat gjithnjë e më të vogla.

Studiuesit paralajmërojnë se mediat sociale po i dëmtojnë fëmijët e të rinjtë emocionalisht. Chris McGovern tha se fëmijët janë të varur nga teknologjia dhe analiza e vetvetes, duke shtuar: ” Kjo është një simptomë e shoqërisë sonë sot dhe ndikimi i keq i mediave sociale.”

Share With:



345 Views