Studimi tregon si ndryshimet klimatike ndikojnë në gjininë e foshnjave

Ngrohja globale duket se ka një sërë ndikimesh në jetën tonë, por sipas një studimi të fundit ndryshimi i klimës ndikon dhe në gjininë e të të porsalindurve, në më pak djem të lindur në vende me ndryshime të tjera mjedisore, siç janë thatësirat ose nxehtësia nga ngrohja globale.

Sipas CNN, studimi i bërë në Japoni gjeti lidhje të forta midis luhatjeve të temperaturës dhe numrit më të ulët të të porsalindurve djem krahasuar me vajza, shkruan Dr. Misao Fukuda, autor i studimit udhëheqës dhe themelues i M & K Health Instituti në Hyogo.

Verën e kaluar, Fukuda dhe kolegët e tij bënë një studim të veçantë duke vëzhguar lindjet në zonat e goditura më së shumti nga ndryshimet klimatike dhe nga katastrofat natyrore.

Nëntë muaj pas këtyre katastrofave, me ndryshimin e klimës dhe rritjen e stresit, përqindja e foshnjave meshkuj të lindur ra me rreth 14% nga vitet e mëparshme.

Këto të dhëna mbështesin teorinë se ndryshimet klimatike dhe stresi prekin shtatzëninë, dhe madje ndikojnë në seksin e  të porsalindurit, shkroi Fukuda dhe bashkëautoret e tij.

Share With:



92 Views