Studimi zbulon: Të ushqyerit me gji i mbron fëmijët edhe nga prishja e dhëmbëve

Dje dëgjuam disa mesazhe të forta për ushqyerjen me gji nga një prej moderatorëve më të dashura për publikun, Alketa Vejsiu. Por tashme janë studiuesit ata që edhe njëherë tjetër po na tregojnë se sa e nevojshme është të ushqehet në këtë mënyrë fëmija i porsalindur. Nëse e ushqeni fëmijën me gji derisa ta zë gjumi në krahët tuaj nuk është një problem, siç disa mjekë kanë thënë. Në fakt i bën shumë mirë fëmijës dhe parandalon problemet me dhëmbët.

Për këtë është dhënë një shembull i thjeshtë: Nëse i jepni fëmijës një shishe për të pirë e nëse e zë gjumi lëngu që është brenda shishes do vazhdojë të rrjedhë, ndërsa kur fëmija ushqehet me gji nëse nuk lëviz më gojën nuk ushqehet më me qumësht. Vendimi është në duart tuaja, por zgjidhja më e mirë shihet qartë.

Imazh i ngjashëm

Share With:
Translate »
869 Views