Supermakinat e konfiskuara të djalit të presidentit, dalin në ankand në Zvicër

Një koleksion supermakinash të konfiskuara të djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale dalin në ankand, në Zvicër.

Makinat u konfiskuan nga autoritetet zvicerane si pjesë e një hetimi për Teodorin Nguema Obiang.

Ai është zëvendëspresident i babait të tij, Teodoro Obiang Nguema, i cili ka qeverisur Guinenë Ekuatoriale për 40 vjet.

Makinat, mes tyre Lamborghini, Ferrari, Bentley dhe Roll Royces, pritet të kapin rreth 18.5 milion dollarë (15 milion paund, 18.4 milion franga zvicerane) në total.

Një Lamborghini Veneno Roadster, me vlerë deri në 6.2 milion dollarë, dhe një Aston Martin One-77 Coupe, me vlerë deri në 1.7 milion dollarë, janë përshkruar si “të rralla dhe të jashtëzakonshme”.

Share With:



45 Views