Surpriza që e motra do t`i bëjë dukeshës kur të lindë nuk qenka aspak e këndshme

Motra e Meghan Markle nuk është aspak e panjohur për publikun. Samatha Markle është gjithmonë duke kërkuar vëmendje dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Si fillim fajësoi të motrën për gjendjen e rënduar të të atit, më pas i kërkoi asaj falje për akuzat dhe fyerjet e bëra publikisht dhe tani vjen me një tjetër surprizë. Ajo ka ndërmend t`i bëjë Meghan-it surprizën më të pakëndshme kur të lindë.

Prej disa kohësh, Samantha Markle është duke shkruar një libër dedikuar dukeshës dhe anëve të panjohura të saj. Libri titullohet “Në hijet e dukeshës” dhe që prej titullit mund ta kuptoni që dukeshës nuk ka për t`i pëlqyer aspak. Samatha është shprehur se përveç të tjerave në libër flitet se si është kërcënuar që kur Meghan është bërë pjesë e familjes mbretërore. Dhe sikur përmbajtja e librit të mos mjaftonte, pjesa më “e bukur” është që ai do të publikohet në pranverë të vitit të ardhshëm, në të njëjtën periudhë kur Meghan do të sjellë në jetë fëmijën e saj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke ditur që Samantha është e etur për vëmendje.

Share With:
Translate »
702 Views