Surprizë! Çifti i famshëm prindër për herë të parë

Regjisori i famshëm, Quentin Tarantino do të bëhet baba për herë të parë! Ditën e mërkurë, u konfirmua se bashkëshortja e tij, Daniella Pick është në pritje të ëmbël.

“Daniella dhe Tarantino janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë se janë në pritje të një bebushi.”- tha një prej përfaqësuesëve të çiftit gjatë deklaratës së tij.

Fëmija i parë i dyshes vjen vetëm 8 muaj pas martesës. Daniella dhe Quentin u njohën në vitin 2009 gjatë promovimit të filmit “Inglorious Basterds”. Modelja Izraelite dhe regjizori i famshëm qëndruan të lidhur për vite, përpara se të bënin fejesën një vit më parë në një ceremoni që u duk si një ribashkim i filmit “Pulp Fiction”.

Skenaristi i“Once Upon A Time in Hollywood”dhe gruaja e tij u martuan në nëntor të 2018-ës, në një ceremoni shumë intime në Los Angeles.

Burimi: The Independent

Share With:
Translate »
450 Views