Surprizë! Ishte zhdukur nga rrjetet sociale, por këngëtarja shfaqet për të dhënë lajmin e shtatzanisë

Këngëtarja britanike, Cher Lloyd, ka shpërndarë ditën e sotme një foto në instagram ku shfaqet me barkun e fryrë, ku ndër të tjera i kërkon falje fansave të saj për mungesën që ka bërë kohët e fundit në rrjetet sociale. “Vendosa të largohem për pak kohë nga syri i publikut për tu fokusuar më tepër në një çështje të rëndësishme për mua. Jam shumë e entuziasmuar t’iu lajmëroj se unë dhe partneri im Craig jemi në pritje të fëmijës sonë të parë!”- ka shkruar Cher në foton e publikuar. Këngëtarja 24 vjeçare e mbylli postimin duke falenderuar të gjithë fansat që ishin treguar të duruar, duke i premtuar se surpriza të tjera do të vinin gjatë këtij viti në fushën e muzikës.

Share With:
Translate »
878 Views