Tani që kanë edhe një fëmijë, Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino martohen për herë të dytë pas 6 vitesh

Belen Rodriguez dhe balerini Stefano De Martino janë rikthyer bashkë prej disa muajsh. Edhe pse fillimisht nuk e kanë pranuar, ata janë dorëzuar dhe e kanë bërë publik rikthimin. Tani që e di gjithë bota, çifti i njohur nuk kursehet me dedikimet publike ndaj njëri-tjetrit. Ata ndajnë çdo gjë me ndjekësit në Instagram dhe duket se janë të pandarë dhe më të lumtur se kurrë, së bashku me djalin e tyre, Santiago.

Por duket se çifti i njohur ka vendosur të kurorëzojë sërish dashurinë e tyre me një martesë të dytë. Belen dhe Stefano u martuan për herë të parë më 20 shtator të vitit 2013, në Comignago, Novara. Ndërsa kësaj radhe kanë zgjedhur Ibiza-n si vendin ku do t’i thonë njëri-tjetrit “Po” për herë të dytë. Sipas mediave italiane, ata do të martohen sërish më 20 shtator, në përvjetorin e martesës së tyre dhe në ditën e ditëlindjes së Belen-it.

Ne mezi presim të shohim fustanin!

Share With:
Translate »
479 Views