Tatuazhi më i veçantë! Pas Loredanës edhe Mozzik gdhend përgjithmonë në trup një dedikim për vajzën

Në trupin e tij Mozzik ka gdhendur disa tatuazhe, por ai që ka bërë sot është më i veçanti.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar pak më parë  në Instagram, Mozzik ka treguar tatuazhin që ka bërë për vajzën e tij, Hana.

Ai ka gdhendur përgjithmonë në trupin e tij imazhin e vogëlushes, e cila ende nuk ka bërë 1 vjeçe.

Për tatuazh ai ka zgjedhur një foto shumë të bukur të Hanës, e cila është duke lotuar.

Kujtojmë se një gjest të tillë e ka bërë edhe Loredana muaj më parë.

Ajo ka bërë tatuazh në pjesën e krahut emrin e vogëlushes.

Share With:
Translate »
980 Views