Të dashur dhe optimistë, baballarët e rinj dëshirojnë të jenë të përsosur

Pas viteve të kritikës, ka ardhur momenti i hakmarrjes. Jo vetëm që ata janë të arsimuar, të angazhuar në shkaqe dhe punë pavarësisht nga pasiguria e kohës, por burrat mijëvjeçarë janë gjithashtu baballarë të mirë.

Për vite me radhë ndryshimi ka qenë në proces e sipër dhe sot në ditën e babait 2018 një hulumtim i Iniciativës, rrjet global i komunikimit, pjesë e IPG Mediabrands, i kryer mbi 5,250 baballarë nga 25 deri në 34 vjeç nga të gjitha pjesët e botës “vërtetojnë” se Baballarët mijëvjeçarë janë çdo ditë e më shumë të përfshirë në kujdesin për fëmijët e tyre dhe se duke u bërë prindër ka pasur një ndikim pozitiv në shumicën e tyre, duke i bërë ata më të përgjegjshëm, me vetëbesim dhe optimistë.

Ata duan të jenë baballarë të përsosur, ata janë të pranishëm në vendimet e përditshme dhe nuk pranojnë të quhen “babysitter” kur kujdesen për fëmijët e tyre: “Ne thjesht bëjmë atë që jemi, etërit”. Dhe në fakt, 67% besojnë se roli i babait dhe nënës janë të njëjta. Që nga viti 1965, baballarët pothuajse kanë trefishuar kohën e kaluar me fëmijët (burimi: Pew Research Center) dhe numri i baballarëve në shtëpi pothuajse është dyfishuar në dekadat e fundit (që nga regjistrimi i fundit i Shteteve të Bashkuara).

Sipas kampionit të analizuar nga kërkimi, duke u bërë një baba është shkurtimisht mundësia për të filluar një jetë të re ose të paktën një fazë të re, në të cilën të braktisim shqetësimet që kemi pasur deri në atë çast për t’u përqendruar në diçka tjetër.

Familja, puna, e ardhmja

Preokupimi më i madh është familja, por pa stres: baballarët mijëvjeçar janë në fakt më optimistë se nënat. Jo vetëm kaq, ata gjithashtu janë më pak të shqetësuar për të ardhmen dhe më të lumtur në punë. Nëse lindja e një fëmije ka qenë gjithmonë një moment kyç në jetën e një personi, për baballarët mijëvjeçar duket të jetë pak më shumë, në mënyrë që t’i përfshijë ata jo vetëm në menaxhimin e familjes, por edhe në krijimin e një bote më të mirë.

Ata janë më optimistë për të ardhmen sesa moshatarët e tyre jo-prind (52% vs 48%). Lidhur me gjendjen e tyre ekonomike, 67% e baballarëve mijëvjeçarë thanë se ishin të sigurt, krahasuar me 58% të nënave dhe 59% të jo-baballarëve. Ndoshta edhe sepse ata janë më të kënaqur me punën e tyre aktuale: 51% kundër 37% të nënave dhe 41% të jo-baballarëve.

Më shumë përgjegjësi më pak shqetësime

Është e qartë që të bërit prindër përfshin ndryshime dhe në përgjithësi të gjithë mijëvjeçarët mendojnë se duhet të bëjnë zgjedhje në jetë (nga ana tjetër ata nuk janë adoleshentë: në vitin 2020 ata do të përbëjnë gjysmën e fuqisë punëtore), por për Baballarët kjo ndjenjë përgjegjësie është shumë më e lartë (70% kundrejt 67% të jo-baballarëve). Megjithatë në të njëjtën kohë, baballarët mijëvjeçar ndihen më pak të mbytur dhe më të lirë në një nivel profesional, personal dhe kreativ.

Në fakt, duke qenë një baba nuk duket se ndikon në zakonet e vjetra sa nuk ndodh me nënat: jeta e çdo dite të babait nuk përmbyset, aq sa 26% thonë se dalin në bar me miqtë e tyre në mbrëmje, në krahasim me 15% e nënave dhe 28% e jo-baballarëve mijëvjeçarë.

Baballarët dixhital me interesa të reja

Smartphones janë manualet e reja të instruksioneve, kështu sot edhe etërit kërkojnë në internet për të mësuar se si dhe çfarë të bëjnë, cilat produkte duhet të blejnë dhe për të finalizuar blerjet. Nëse nënat mbështeten në mendime dhe rishikime, etërit në vend të kësaj kërkojnë detaje teknike, specifikime, sepse ata duan të jenë të sigurt për të bërë blerjen e duhur. Disa nga të dhënat e Google tregojnë se kërkimet për termat që prekin fëmijët në pajisjet mobile janë rritur 52% në një vit. Pas blerjes, nga ana e tyre, etërit postojnë blog-postime ose video për këtë, sepse ata duan të ndajnë përvojën e tyre dhe të jenë të dobishëm për të tjerët.

Kjo gjithashtu çon në një transformim të marketingut, sepse në qoftë se nënat janë bombarduar gjithmonë nga reklamat në lidhje me produktet për shtëpi dhe për fëmijët, ato specifike për baballarët kanë munguar plotësisht për vite dhe sot janë ende të rralla.

Mirë se erdhët në epokën e reklamave të baballarëve që nuk i pagëzon më ata si lojtarë të çrregullt dhe të thjeshtë, por si protagonistë të jetës familjare, të angazhuar në edukim dhe të vëmendshëm në treg. Hulumtimi ka treguar se 49% e baballarëve mijëvjeçarë vlerësojnë markat që komunikojnë në mënyra të ndryshme: ata janë rritur në epokën e reklamave, mesazheve të komunikimit dhe kërkesave të markave që janë autentike dhe të angazhuara.

Disa shembuj: reklamat (USA) e Dove, fushata e re Ralph Lauren, e cila portretizon Ralfin me fëmijën e tij Andrew; Acqua di Parma, i cili ka zgjedhur si përfaqësues supermodelin Will Chalker dhe fëmijën e tij si dhe marka e orëve Patek Philippe, që fokusohet në babain dhe djalin për fushatën e tij reklamuese.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.ansa.it

Share With:



192 Views