Të famshmet shqiptare që i morën edhe mamatë me vete kur u martuan

Martuar ose jo, këto personazhe publike i kanë marrë nënat me vete. Pavarësisht se për traditën shqiptare mund të konsiderohet “thyerje rregulli”, këto gra kanë vendosur që të jetojnë me nënën dhe jo me vjehrrën. Në listën e këtyre personazheve janë Monika Kryemadhin, Valbona Selimllarin, Fjolla Morina dhe Mimi Kodheli.

Valbona Selimllari rrëfeu së fundmi tek “E diela shqiptare” recetat tradicionale që gatuan mamaja e saj dhe sesa mbështetje e ka në shtëpi, sepse kujdeset për gatimin, për tre fëmijët e saj dhe është një ndihmë aq e madhe për t’i lënë asaj hapësirat për të ndjekur edhe punën e përditshme edhe jetën e ekranit, që kërkon gjithë atë impenjim e kohë.

“Mami më ka mësuar të gatuaj, por nuk më ka mësuar kurrë të tëholl petë. Nuk di t’i bëj”, tregoi Valbona.

Monika Kryemadhi, pavarësisht se ka ndërtuar një familje të madhe me tre fëmijë, mamaja e saj vazhdon të jetë pjesë e jetës së tyre sepse jetojnë bashkë.

Se çfarë është një mama në shtëpi për një grua që si profesion ka politikën aktive, na e ka treguar Monika vetëm para pak kohësh në një postim, ku na prezantoi me mamanë e saj, Fatimen, të cilës i dedikoi ca fjalë të ëmbla falënderuese për ndihmën që i jep çdo ditë.”

Mimi Kodhelin tregoi se ajo që kujdeset çdo ditë për pjatat, që do t’i serviren çdo ditë familjes është mamaja e saj që jeton me ta. “Kam luksin e të pasurit mamanë time në shtëpi dhe gatuan kryesisht ajo”, tregoi Mimi gjatë një interviste brenda në makinë me aktoren Rudina Dembacaj.

Fjala luks është ajo që mund të përdor shumë mirë edhe Fjolla Morina, e cila ka vendosur të rrisë e vetme dy vajzat e saj dhe gjithashtu jeton me të ëmën. Ajo jo vetëm që kujdeset për të bijën dhe dy mbesat e saj, por e ndjek Fjollën edhe kur ajo zhvendoset nga në një vend në tjetrin.

Share With:
Translate »
1580 Views