Të ftuar në një baby shower? Ja dhuratat që mund t’i bëni nënës së ardhshme

Lindja e një fëmije shoqërohet gjithmonë me festime dhe dhurata. Por çfarë kërkon vërtet një nënë e re?
Për të shmangur gabimet, është më mirë të përqendroheni në nevojat reale të nënës së re në muajt e parë me fëmijën, duke i dhuruar asaj diçka të dobishme, por edhe në gjendje ta bëjë atë të ndjehet e rëndësishme dhe e përkëdhelur.
Nëse bëhet fjalë për ndonjë dhuratë që ju doni të bëni posaçërisht për nënën e ardhshme atëherë ju mund ti dhuroni asaj
Pjesëmarrje në një kurs nënë-fëmijë. Një dhuratë dyfish e dobishme sepse do të lejojë që nëna e re të miqësohet me shoqëruese të reja në këtë aventurë , duke shmangur kështu që ato të ndjehen të vetmuara, në një periudhë shumë delikate si periudha e pas lindjes.
Ekzistojnë shumë alternativa, ju mund të përqendroheni në kursin klasik të masazhit neonatal, gjatë të cilit mund të mësoni teknika të thjeshta për të relaksuar fëmijën ose për të menaxhuar dhimbjet e lindjes por edhe në një kurs joga ose pilates për t’u rikthyer në formë. Në fakt, ka shumë qendra që organizojnë kurse të krijuara posaçërisht për nevojat e nënave të reja, duke ofruar një shërbim çerdhe për fëmijë.
Një dhuratë që është e ndryshme nga e zakonshmja por sigurisht e mirëpritur, mund të jetë organizimi i një pasdite të veçantë mes miqve për nënën e re: në fakt, në muajt e parë të jetës me foshnjën mund të ndodhë që ato të ndjejnë nostalgji për zakonet e vjetra, duke u ndjerë edhe pak e izoluar dhe e lënë mënjanë.
Përveç këtyre dhuratave me vlerë morale ekzistojnë edhe dhuratat që kane të bëjnë me sendet e nevojshme që asaj mund ti duhen si:
Një mbështjellëse porta-bebe
Jastëku që ndihmon për pozicionimin e foshnjës gjatë gji dhënies
Një libër kujtimesh apo album për foto
Lodra muzikale që varet te krevati i foshnjës
Shtroja portative për ndërrimin pelenave të foshnjës
Mbështjellëse pambuku
Seti me mjetet me të domosdoshme të fëmijës si: termometër, gërshëre, krehër, pastrues hundesh etj.
Organizues për karrocën
Monitoruesi i foshnjës

Share With:
Translate »
1608 Views