Të largohesh pak ditë nga fëmija nuk është mëkat, përkundrazi Albani dhe Miriami janë shumë të lumtur

Të gjithë i dinë në majë gishtave teoritë. Fëmija është dashuria më e madhe, mrekullia, fryma, prindërit për ta jetojnë, nuk e mendojnë dot jetën pa ta, etj., etj. Ama në praktikë, ata që kanë një fëmijë të vogël e dinë se është edhe shumë e lodhshme, stresuese. Shumë mama i përkushtohen aq shumë fëmijës sa kanë harruar se kur është hera e fundit që janë krehur e kur kanë vënë buzëkuq. Por në ditët e sotshme edhe baballarët janë po aq të përfshirë në rritjen e fëmijëve dhe lodhen po aq. Dhe si mami si babi kanë gjithë të drejtën e botës që të shkëputen për pak ditë për të qëndruar vetëm. U bën mirë të dyve, i bën mirë fëmijës. I keni parë fotot e Miriamit dhe Albanit këto ditë që janë me pushime?

(Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në pushime, foto nga Instagrami)
(Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në pushime, foto nga Instagrami)
(Alban Skënderaj në pushime, foto nga Instagrami)
(Alban Skënderaj në pushime, foto nga Instagrami)

Duken aq të dashuruar, aq të lumtur me njëri-tjetrin, siç kishim kohë pa i parë. Fotot e tyre me Amelinë janë kartolina, por që kjo shkëputje e vogël pa të ju ka bërë shumë mirë të dyve, këtë e shohim të gjithë. Ja ku u bënë prapë shembulli i çiftit që dinë t’i mbajnë kaq mirë ekuilibrat në familje: edhe për vajzën, edhe për njëri-tjetrin. Kur të kthehen, të çlodhur pas pushimeve, Ameli do t’i ketë të dy për vete gjatë një dimri të gjatë e të gjatë.

(Miriam Cani në pushime, foto nga Instagrami)

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al

Burimi: Tiranapost.al

Share With:
Translate »
950 Views