Të përzierat në shtatzëni lidhen me autizmin te fëmijët?

Të përzierat e forta mund të çojnë deri në dehidratim dhe mungesë nutrienësh gjatë shtatzënisë, gjë që shton drastikisht rrezikun nga zhvillimi i autizmit te bebja.

Shkencëtarët dëshirojnë që shtatzënat të jenë të vetëdijshme për këtë lidhje, sepse mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të autizmit, transmeton Telegrafi.

“Ky studim është i rëndësishëm, sepse sugjeron që fëmijët e nënave të cilat kanë vuajtur nga hiperemeza gjatë shtatzënisë janë të ekspozuar rrezikut ë të madh nga autizmi. Vetëdija që ekziston kjo lidhje mund të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm dhe intervenimin te fëmijët të cilët kanë këtë çrregullim”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Darios Getaun.

Getaun dhe ekipi i tij i shkencëtarëve nga Kalifornia kanë analizuar të dhënat e pothuajse 500.000 shtatzënave dhe fëmijëve të lindur midis viteve 1991 dhe 2014.

I kanë krahasuar fëmijët e nënave te të cilat janë diagnostikuar përzierje intensive në mëngjes (hypermesis gravidarum) dhe kanë konstatuar që shanset janë që nënat e tilla të lindin fëmijë të cilët kanë çrregullim nga spektri i autizmit më të madh për madje 53 për qind!

Më saktësisht, shkencëtarët theksojnë që ai rrezik ka qenë më i madh në rastet kur të përzierat e fuqishme janë diagnostikuar në tremujorin e parë apo të dytë të shtatzënisë, sesa në të tretin.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar që lidhja midis të përzierave të mëngjesit dhe autizmit është më e madhe te vajzat se sa te djelmoshat.

Të përzierat intensive të mëngjesit (hypermesis gravidarum) diagnostikohen në më pak se pesë për qind të shtatzënive.

Femrat te të cilat diagnostikohet kanë të përziera të forta dhe shpesh vjellin, d.m.th. nuk mund të mbajnë ushqimin dhe pijet në stomak.

Marrë nga Telegrafi

Share With:
Translate »
693 Views