Të rinjtë janë më të vetmuar sesa të gjitha grupmoshat tjera

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se të rinjtë ndihen më të vetmuar sesa secila grupmoshë tjetër.

40% e personave të moshës 16-24 vjet thonë se ndihen të vetmuar shpesh ose shumë shpesh, krahasuar me 29% të personave 65-74 vjet dhe 27% të atyre që janë mbi 75 vjet, sipas një anketimi të kryer nga emisioni ‘All In The Mind’ në bashkëpunim me ‘Wellcome Collection’.

Studimi ka analizuar të dhënat e 55,000 personave të moshës mbi 16 vjet, duke i pyetur ata për përvojat personale të vetmisë.

Zbulimet e këtij studimi i hedhin poshtë imazhet tona kur e mendojmë si të vetmuar vetëm një person të vjetër, pasi që rezulton se të rinjtë janë shumë më të vetmuar sesa grupmoshat e vjetra.

Mes periudhës së moshës 16-24 vjet, njerëzit kryesisht kalojnë përmes një kohe të ndryshimit të identitetit dhe mësimit të rregullimit të emocioneve, gjë e cila shpie në ndjenja të izolimit.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se ata që raportojnë se janë më të vetmuar, kanë tendenca të kenë më shumë miq virtual, siç është platforma Facebook.

Top pesë karakteristikat e të qenit të vetmuar, sipas anketimit, janë:

– S’keni me kë të flisni

– Nuk ndiheni të lidhur me botën

– Ndiheni të lënë anash

– Jeni të pikëlluar

– Nuk ju kupton askush.

Share With:



36 Views