Të veshur njësoj, si fëmijët edhe prindërit

Në ditët e sotme, marrëdhënia prind-fëmijë duket më e ngrohtë. Ka disa fëmijë dhe prindër që e kanë raportin e tyre si shokë, dhe i tregojnë çdo gjë njëri-tjetrit. Por përveç marrëdhënies, ndonjëherë prindërit mundohen që të jenë identik me fëmijën. Po flasim në këtë rast për veshjen. Sa prej jush kanë parë fëmijë dhe prindër të veshur njësoj? Personazhet e njohur botërorë, jo rrallë herë shfaqen të veshur njësoj me të vegjlit e tyre. Ata duken aq bukur të kombinuar së bashku, sa “vështirë” se bëhet dallimi se cili është prindi dhe fëmija.

Share With:
Translate »
1002 Views