Të humbur prej 2 vjetësh, derisa ndodh “mrekullia”

3 fëmijët të cilët u moren nga nëna e tyre më shumë se 2 vjet më parë u gjetën në Texas. Autoritetet amerikane e zbuluan 42-vjeçaren Shawn Rodriguez dhe 3 fëmijët e saj, Daniel, David dhe Ariana Olivera të enjten, në një shtëpi në Arlington. Fëmijët sot janë respektivisht 9, 6 dhe 3 vjeç.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Rodriguez i mori tre fëmijët e saj, të cilët në atë kohë ishin nën moshën 7 vjeç dhe u largua nga Missouri, në Gusht të 2017.

Besohej se gruaja mund të kishte shkuar në Kaliforni, por ajo kishte qenë gjithnjë në lëvizje që prej asaj kohe dhe fëmijët e saj ishin shpallur në kërkim.

Më herët gjatë këtij viti, babait të fëmijëve iu dha kujdestaria e plotë e tyre, ndërsa për Rodriguez u lëshua një urdhëra rrest për rrë mbim prindëror. Sipas asaj që shkruan DailyMail, zyrtarisht, fëmijët u shpallën të humbur në Korrik të 2019-s.

Në Tetor marshallët amerikanë nisën hetimet dhe të enjten arritën të gjenin gruan bashkë me fëmijët.

Share With:
Translate »
466 Views