Temperaturat shkojnë 40 gradë, mbyllen shkollat në Francë

Franca ka nisur të mbyllë dhjetëra shkolla, për shkak të temperaturave të larta, që pritet të shkojnë të enjten mbi 40 gradë C.

Gati 50 shkolla në jug të Parisit, u mbyllën për shkak se nuk kishin mjaftueshëm ajër të kondicionuar.

Nesër, sipas mediave vendase, do të mbyllen edhe shkollat në ‘Val-de-Marne’ dhe ‘Seine-et-Marne’ në afërsi të kryeqytetit francez.

Ndërkohë zyrtarët francezë kanë vendosur që duke nisur nga e mërkura, në Paris dhe në Lyon të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve që ndotin më pak.

Drejtuesve te automjeteve u janë ofruar vende parkimi falas, për ti inkurajuar të përdorin transportin publik në vend të makinave të tyre.

Share With:



61 Views