Tendencat e modës për fëmijë, prezantohen modelet vjeshtë-dimër 2019 | Video

Vetëm pak ditë më u zhvillua java e modës “Albania Fashion Kids” ku sfiluan në pasarelë me dhjetra fëmijë që sollën koleksionin e modës vjeshtë- dimër 2019.

Stilistë shqiptarë u mblodhën për të sjellë koleksione handmade me tematika të ndryshme që u performuan në pasarelë.

Për të na folur më shumë rreth këtij aktiviteti dhe tendencave të fundit të modës tek fëmijët ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan Jana Hyka, organizatore e “Albania Fashion Kids” dhe Mimi Memiaj, stiliste. Gjatë emisionit Memiaj tha se për këtë koleksion është frymëzuar nga kukullat e porcelanit të viteve 1800.

“Faktikisht unë kisha dy vjet që nuk krijoja sepse po bija shumë në përsëritje. Po mendoja për diçka të veçantë dhe vendosa për këtë koleksion, i cili pati shumë impakt duke filluar që nga prindërit e fëmijëve që sfiluan dhe në çdo vend tjetër që e paraqita.

Këtë vit kam bërë shumë kërkime dhe u inspirova nga kukullat e porcelanit të viteve 1800 të cilat u mundova t’i sjell me stil të moderuar”, tha Memiaj.

Share With:



28 Views