Testi i kubave të sheqerit dhe lidhja e tij me suksesin në jetë të fëmijëve

Çfarë është testi i kubave të sheqerit? Kur shikon fëmijët dhe mendon për çdo teori që flet mbi mënyrën se si të dallosh një fëmijë që do të jetë i suksesshëm në të ardhmen, kupton se thuajse të gjitha teoritë janë të gabuara, sepse nuk janë certifikuar. P.sh, nëse nisemi me klasifikimin e koeficientit të inteligjencës. Mund të ndodhë që një person të ketë IQ të lartë, por në shumicën e rasteve një person i tillë bëhet thjesht një person i zakonshëm në të ardhmen.

Pra, cili është testi më i mirë që lidhet me suksesin e fëmijës në të ardhmen? Testi i kubave të sheqerit. Merr një fëmijë dhe e pyet: “Do një kub sheqeri tani, apo dy kuba sheqeri disa orë më vonë?”. Fëmijët që zgjedhin ta marrin kubin e sheqerit tani, janë ata që i bien rrugës së shkurtër, që nuk duan të mundohen shumë për t’i arritur gjërat që duan. Ndërsa fëmijët që mendohen dhe zgjedhin mundësinë e dytë, janë ata që ecin më tepër me logjikë në jetë, se sa me impulsivitet. Mund të mendosh se ky test është për fëmijë, por nëse këta fëmijë i ndjekim për dekada me radhë, do të zbulojmë se ata kanë një jetë më të suksesshme, më pak divorce, më shumë të ardhura, si dhe pozitë më të mirë në shoqëri.

Në fakt, ky është çelësi i suksesit në jetë, të mos pretendojmë përherë mënyrën e shpejtë e të thjeshtë, por dhe të mundohemi për ta arritur atë që duam. Mirëpo kjo gjë mund të jetë edhe pak e vështirë, pasi është edhe e lidhur me personalitetin e fëmijës. Fëmijët e varfër tentojnë të zgjedhin mënyrën e shpejtë, pasi mendojnë se çdo gjë zhduket pas pak kohësh. Por edhe ata mund të mësohen se nëse presin edhe pak, mund të përfitojnë më tepër. Kështu mund të kalitet edhe vullneti e dëshira e tyre për të pasur më shumë, dhe pse jo në mënyrën e shpejtë.

Ajo që ne e kemi të ndryshme nga kafshët, është se ne e kuptojmë kohën, ne e kuptojmë konceptin e të ardhmes. Më parë njerëzit bërtisnin të komunikonin, kur ndodheshin larg njëri-tjetrit, ndërsa tani flasin me internet, me telefona. Kohët kanë ndryshuar. Nëse sot shkon dhe përpiqesh t’i mësosh qenit tënd konceptin e së nesërmes, do të kuptosh se s’do t’ia dalësh dot. Kafshët jetojnë në të tashmen, por suksesi nuk llogaritet në këtë mënyrë. Suksesi varet nga mënyra se si e llogarit të ardhmen tënde.

Nëse fut në një dhomë dy persona, njërin me koeficient inteligjence më të lartë dhe tjetrin me koeficient inteligjence më të ulët dhe u jep atyre detyrën që të vjedhin një bankë, është thuajse e sigurt që ata me IQ më të ulët do të sigurojnë një performancë më të mirë, sepse nuk do të mendohen për ndërlikimet ligjore etj. Por që suksesi u përket atyre që e mendojnë të ardhmen dhe ëndërrojnë për të.

Share With:
Translate »
644 Views