Thyen rekord, njihuni me adoleshentin më të gjatë në botë

Një 16 vjeçar është konsideruar adoleshenti më i gjatë në botë.

Brandon Marshall është i gjatë 2.25 metra.

Ai është rritur 0.12 metra vitin e kaluar dhe mjekët thonë se akoma nuk ka mbaruar periudhën e rritjes.

Brandon besohet të jetë adoleshenti më i gjatë në botë pasi mbajtësi i rekordit, Broc Broën që është 2.37 metra tashmë është 20 vjeç.

16 vjeçari nga Bury St Edmunds, Suffolk goditi në fillim titujt e mediave me gjatësinë 1.86.

Por që atëherë ai ka vazhduar të rritet dhe nuk po tregohet asnjë shenjë ndalimi.

Mjekët kanë kryer një sërë testesh mbi adoleshentin, por ende nuk e dinë pse është kaq i gjatë.

Gjatë vizitave të mëparshme është zbuluar se atij i mungon kromozomi 12, i njohur si kromozomi i lartësisë së hundës.

Share With:



82 Views