Ti i do të dy, por mos na thuaj që je sjellë me të dy fëmijët njësoj

Mund të jenë të njëjtët prindër, por nuk prindërojnë njësoj me të gjithë fëmijët që kanë. Dhe psikologjia në fakt thotë që as nuk duhet. Se çdo fëmijë është unik dhe s`mund e s`duhet të sillesh njësoj. Për më tepër, nëse je bërë të paktën dy herë prind, e ke marrë këtë leksion nga vetë jeta. Nga njëra anë fëmijët janë ndryshe, nga ana tjetër edhe përjetimet që nga shtatzënia janë të ndryshme. Sot po fokusohemi të sjellja e mamit. Edhe ti që ke të paktën një motër ose vëlla, i ke vënë re këto ndryshime.

Një nënë në shtatzëninë e parë: “Unë ha vetëm gjëra me proteina të larta që të bëj një fëmijë të shëndetshëm”.

Në shtatzëninë e dytë: “Po ha çdo gjë që më del përpara”

Si të trajton burri gjatë shtatzënisë së parë dhe kjo tjetra është situata jote në pritjen e dytë që s`është dhe aq e ëmbël sa e para.

Pasi e ke lindur fëmijën e parë je kujdesur të sterilizosh çdo gjë që fëmija do prekë.

Me të dytin qesh kur lëpin dyshemenë.

 

Fëmijës së parë i gatuaje supë me perime bio e të freskëta.

Të dytit i thua: “E gjeti mami këtë në frigorifer, provoje ta hash, po s`të pëlqeu mëthuaj”

Fëmija i parë luante me lego, ndërtonte diçka të vockël me to dhe ti telefonoje burrin të vinte me vrap në shtëpi të shikonte që fëmija juaj ishte i veçantë nga gjithë të tjerët.

Kurse kur fëmija i dytë ndërton një vepër të tillë në oborrin e shtëpisë, ti i thua:
“Shumë e këndshme, po hajde tani brenda të hash drekë”.

 

Kur fëmija i parë kishte temperaturë ty të kapte paniku dhe lajmëroje ambulancën si e çmendur.

Kur ka temperaturë fëmija i dytë ti e di më mirë kur duhet ta marrësh doktorin në telefon.

Dhe vjen pjesa e lodrave. Për fëmijën e parë e mbushje trastën plot pa të interesuar çmimet, kurse për të dytin gjen një karton të vjetër me lodra të vjetra të fëmijës së parë.

Dita e parë e shkollës. Fëmijën e parw e çuat me ceremoni, kurse kur tw vijw dita e
parë e shkollës për fëmijën e dytë, mjafton babi. Dhe kur fëmija i madh të pyesë, ç`e
gjeti mamin që nuk na shoqëroi, babi mund t`ia thotë si ky në foto: “Kur të rritesh do
ta kuptosh”.

 

Share With:



443 Views