“Ti je shpresa, lumturia, krenaria”, Hueyda El Saied do t’ju përlotë me fjalët për të birin

Kaçurrelsi i vogël dhe simpatik i Hueyda El Saied, sot mbush plot 4 vite. E padyshim në këtë ditë kaq speciale për të nuk mund të mungonte edhe një urim special nga mamaja e tij.

Për të Gabrieli është shpresa, lumturia, forca dhe krenaria që i ka zbukuruar jetën prej 4 vitesh.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel! Gëzuar zemra e mamit! Ti i cili je shpresa, lumturia, forca dhe krenaria ime. Gëzuar shpirti im, falë teje mësoj çdo ditë çfarë është dashuria pa limit, ajo më e pastra, më e forta dhe më e vërteta midis 2 njerëzve. Prej 4 vitesh ma ke zbukuruar jetën. Dhe siç me thua t’i mua, “J’ai un grand coeur pour toi” (Kam një zemër të madhe për ty)”, shprehet ajo.

Gabriel është fryti i një marrëdhënieje 5 vjeçare me partnerin francez, marrëdhënie e cila u ndërpre në vitin 2017. Hueyda ka pranuar se bashkëjetesa e saj ka marrë fund, për shkak të një tradhtie.

“Ishte një tradhti nga ana e tij që çoi në prishjen e kësaj marrëdhënieje”.

Megjithatë një kapitull i ri dashurie është hapur për El Saied. Ai quhet Tier dhe janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët para 5 vitesh e tashmë, dyshja po jeton një histori të bukur dashurie.

Share With:
Translate »
1217 Views