‘Ti nuk di’. Gabimi i madh, sipas Lira Gjikës, që bëjnë vjehrrat dhe nënat me një grua që sapo ka lindur

Lira Gjika ka ndarë në Facebook-un e saj ca këshilla, këtë herë të marra nga praktikat në Danimarkë që e vënë theksin tek angazhimi direkt i nënës me fëmijën. Gjyshet e të sapolindurit duhet të bëjnë një hap pas dhe t`ia lënë në dorë gruas së sapolindur kujdesin ndaj bebit.

“Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e porsaardhur në jetë. Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj. Kjo formulë është E.A.S.Y. këto gërma janë gërmat e para të katër fjalëve:

  1. Eat (ngrënie) ushqimi i fëmijës
  2. Activity- aktivitete për fëmijën
  3. Sleep- respektimi i orëve të gjumit
  4. You time- kohë për vete nëna. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.

Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht që arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që t’i qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, ankthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë. Në praktikën tonë për mirërritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me forcë si nga nëna dhe nga vjehrra. Në vend që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di. Për aktivitete fizike as që bëhet fjalë, madje nuk e lejojnë nënën as të nxjerë shëtitje fëmijën që ditët e para të jetës. I vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 min që në fillim të jetës së fëmijës. Një gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojra të vogla që në fillimet e jetës. Për shembull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund t’i flasë e tregojë fytyren e tij ne pasqyre, t’i emërtojë gojën, hundën, sytë veshët, flokët e tje. T’i tregojë që është një ditë më e/i madh. Pak fiskulturë duke i hapur krahët dhe afroja më pas në gjoks, po kështu veprohet edhe me këmbët, i shtrihen dhe i afrohen te barku. Gjithashtu prindërit të përpiqen të braktisin mendësinë e vjetër, që fëmija është i vogël dhe nuk merr vesh, por ta shohin njeri dhe njeriu me njeriun komunikon nëpërmjet fjalës, kështu duhet bërë edhe me fëmijën”, shkruan Lira Gjika në statusin e saj.

Share With:



147 Views