Tipari fizik tek nëna që parashikon lindjen e fëmijëve me autizëm

Fëmijët e lindur nga nënat obeze, që kanë një madhësi të gjerë të belit para shtatzënisë, janë më të rrezikuar që të vuajnë nga autizmi, ka zbuluar një studim i ri, shokues.

Shkencëtarët nga Universiteti Northwestern, në SHBA, kanë zbuluar një lidhje mes obezitetit tek nënat e reja dhe autizmit tek fëmijët.

Rezultatet shokuese, të prezantuara ditën e djeshme gjatë takimit vjetor të Shoqatës Endokrine, në Çikago, janë të fundit në bumin e të dhënave që sugjerojnë se shtimi i rasteve të fëmijëve me autizëm lidhet me numrin gjithmonë e në rritje të njerëzve obezë, dhe mund të ketë lidhje me inflamacionin. Ekspertët sugjerojnë se duhet vënë fokusi më shumë tek obeziteti si një shqetësim shëndetësor kronik, që nuk rrit rrezikun vetëm për vdekje të parakohshme nga kompkacionet e zemrës.

“Fëmijët e lindur nga nëna me një bel më të madh se 80 centimetra para shtatzënisë janë 65% më të rrezikuara që të lindin me autizëm se ata të lindur nga nëna me një bel më të hollë”, thotë drejtuesi i studimit, dr. Geum Joon Cho, nga Universiteti Northwestern në Çikago.

Mendohet se ka një sërë faktorësh që shkaktojnë autizëm, si të trashëguar ashtu edhe mjedisorë.

Share With:
Translate »
799 Views