Tokofobia, terrori i lindjes së fëmijës nxit gratë të abortojnë

Të gjithë e dimë se të sjellësh në jetë një fëmijë shkakton dhimbje.  Mendimi i kësaj gjëje shkakton shumë ankth tek disa femra. Ato frikësohen aq shumë nga kjo ndjenjë që mund të përjetojnë, sa vendosin të abortojnë.

Hulumtimet për shqetësimet dhe tmerin e grave sugjerojnë se ato frikësohen për rrezikun e lëndimeve apo komplikimeve, dhimbjen, aftësinë e tyre për lindjen, humbjen e kontrollit dhe ndërveprimin me profesionistët e shëndetësisë.

Frika më e madhe është tek femrat që do provojnë lindjen për herë të parë. Por edhe gratë e tjera mendojnë se çdo lindje është e ndryshme. Mjekët sugjerojnë se është normale që të shqetësohen, por jo ta kenë fobi.

Fobia nga lindja, e njohur si tokofobia është aq e rëndë sa nxit gratë të mos e mendojnë kurrë shtatzëninë. Në rastet kur i ndodh aksidentalisht, ato zgjedhin ta ndërpresin duke abortuar fëmijën. Për ta kaluar këtë frikë sugjerohen takime me mjekë ku shpjegohet procesi i lindjes si dhe komunikimi.

Share With:
Translate »
630 Views