Tolga dhe Almeda vijnë në vendin tonë bashkë me djalin, zbulohet arsyeja e vizitës

Aktori turk shumë i dashur për publikut nga rolet e tij në telenovela, Tolgahan Sayisman do të vizitojë Kosovën. Lajmi u bë i ditur pak më parë dhe i gëzoi fansat e aktorit.

“Gazeta Express” ka mësuar se Tolga do vijë bashkë me Almedën dhe djalin e tyre Efehan. Familja do vijë të mërkurën dhe në ora 11:00 do të mbajnë në Prishtinë një konferencë për shtyp.

Ata po sjellin një projekt shumë të madh, detajet e të cilit do të mësohen në konferencën e cila do të mbahet në Ministrinë e Kulturës.

Tolga, Almeda dhe Efehani do të vizitojnë gjithashtu edhe qytetin e Prizrenit.

Share With:
Translate »
640 Views