Tom Cruise pasuri prej 470 milion dollarësh, e bija bën jetë të thjeshtë

Vajza e aktorit të famshëm, Tom Cruise, është fotografuar duke dalë nga taksia me një faturë prej 5 dollarësh, e shoqëruar nga nëna e saj Katie Holmes. Në fakt, duket e pabesueshme të shohësh vajzën e një aktori me një pasuri prej 470 milion dollarësh, të dalë nga një taksi e thjeshtë, çfarë tregon se Suri mund të bëjë edhe një jetë të zakonshme.

Ose ka shumë gjasa që aktorja Katie Holmes, ish-bashkëshortja e Tom Cruise, po përpiqet t’i mësojë vajzës së saj 11-vjeçare vlerën e parave dhe se ato nuk duhen shpenzuar kot.

 

Sakaq, mediat rozë njoftojnë se Suri ka vite që nuk flet me Tom Cruise, por nuk jep detaje lidhur me këtë. Madje, në një nga mediat e huaja përmendet edhe fakti kur njëherë aktori është pyetur nëse vajza e tij do të ndjekë të njëjtën karrierë si prindërit, dhe ai është përgjigjur shkurtimisht: Asnjëherë nuk i dihet! Ndërkohë raportohet se Katie Holmes është tashmë në një lidhje me Jamie Foxx.

Share With:
Translate »
831 Views