Tom Hardy bëhet baba për herë të dytë dhe djali është kopja e tij!

Tom Hardy dhe gruaja e tij Charlotte Riley kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë! Dyshja është bekuar me një tjetër djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Forrest. Aktori legjendar 41 vjeç dhe partnerja e tij 37 vjeçare, thuhet se janë shumë të lumtur për ardhjen ne jetë të foshnjës së tyre.

Sipas DailyMail, çifti ka vendosur në konsensus për emrin Forrest, sepse Charlotte gjithmonë e ka dashur filmin “Forrest Gump” me Tom Hanks në rolin protagonist.

Miqtë e çiftit thonë tashmë se foshnja duket tamam si Tom dhe s’mund të ishim më të lumtur, duke pasur parsysh se aktori i “Mad Max” është një nga baballarët më sexy të ekranit. Përveç dy djemve me bashkëshorten Charlotte Riley, Hardy ka dhe një djalë 10-vjeçar të quajtur Louis nga një marrëdhënie e mëparshme.

Por pavarësisht famës, Tom është thuajse hermetik kur vjen puna tek familja, aq sa në rrjet nuk gjendet as edhe një foto e vetme e fëmijëve të tij e madje djalit të dytë, nuk i dihet as emri. Një babush protektiv!

Share With:



24 Views