Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, mbytet familja me tre pjestarë dhe një djalë (DETAJET)

Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën në të cilën ata ndodheshin.

Lajmi është bërë i ditur nga Radojica Rašović një tjetër person, i cili ishte në të njëjtën varkë me viktimat, raporton Vijesti.

Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, dhe një djalë i cili u përpoq t’i shpëtonte ata.

Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastrin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalën në breg, duke shpëtuar.

Ekipet e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarjes.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti” se një trup u gjet, ndërkohë po kërkohet për personat e tjerë.

Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.

Share With:



264 Views