Tragjedi në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me katër fëmijët e saj

Sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit i lindur në vitin 1940. Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër  që sipas pronarit i cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj. Zjarri është vënë nën kontroll.  Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.

Share With:
Translate »
680 Views