Traumat pas tërmeteve/ Lira Gjika u jep këshilla prindërve si të sillen në sy të fëmijëve

Tërmeti i 26 nëntorit la pas një traumë të madhe te njerëzit dhe frikën se një lëkundje po aq e fortë mund të ndodhë sërish.

Në një situatë të tillë është e vështirë të veprosh në mënyrën e duhur dhe më të vështirë e kanë prindërit.

Ata duhet të përballen edhe me 100 pyetjet e fëmijëve lidhur me ngjarjen.

Prandaj, pediatrja e njohur Lira Gjika, ka një këshillë për të gjithë prindërit të cilët ende janë të traumatizuar.

Situata është e vështirë, por për hir të fëmijëve, duhet kurajo për ta lënë pas këtë situatë të vështirë.

“Prindër, u vutë në provë të rëndë e të vështirë nga tërmeti. Frika nga të qenit i paaftë për të reaguar, kur gjithçka ishte në diskutim, ju ka mpirë, ju ka hutuar. Kur ndodhin situate të tilla tragjike, njeriu pushtohet nga ndjenja e braktisjes edhe pse mund të jetë midis njerëzve. Frika që e ka pushtuar e bën të tkurren brenda vetes dhe kështu, komunikimi njëri-tjetrin gati ndërpritet. Por sapo situate zbutet, njeriu fillon të marrë “frymë” nëpërmjet shpresës dhe gjëja e parë, që bën, fillon të komunikojë me tjetrin, ndërsa prindërit, kontrollojnë e u flasin fëmijëve. Këtë proçes shpresëdhënës e udhëheq mendja, që përpiqet të zbusë frikën e madhe, por shpesh herë njeriu nuk ja del ta “çajë” frikën dhe ngelet peng i sajë. Prindër përpiquni ta tejkaloni atë, që ndjeni, duke vënë mendjen në punë. Pranoni faktin, që shkencëtarët thonë, se nuk do të ketë më lëkundje shkatrimtare, si ajo e ditës së marrtë të 26 Nëntorit. Përpiquni të flisni me fëmijët dhe kthehuni në shtëpitë tuaja, nëse nuk kanë dëmtime të rezikshme. Frika juaj sa e drejtë e normale, aq më shumë, është e domosdoshme të tejkalohet. Frika e prindit te fëmija, provokon frenim të psihës së tij. Prek pikërisht atë, që quhet “inteligjencë emocionale”, që është e lidhur me mirëqënien psikoemocionale të një individi. Prindër për pak kurajo, mos i lini fëmijët në këtë amulli frike. Lira Gjika”.

Share With:



65 Views