Tre breza në një foto, moderatori shqiptar ndan me ndjekësit momentin e bukur familjar

Labinot Gashi është një nga moderatorët më të njohur në Shqipëri, i cili prej vitesh drejton emisionin e tij “1 Kafe me Labin”. Ai është aktiv në rrjete sociale, por nuk ndodh shpesh që të publikojë momente nga jeta e tij private, pasi mundohet ta mbajë atë sa më larg mediave. Mirëpo ditën e sotme, Labinoti e ka thyer pak ‘rregullin’ dhe ka publikuar një foto me 3 breza: vogëlushja e tij, mamaja e tij dhe ai vetë, të tre të shtrirë krah njëri-tjetrit dhe të përqafuar. “Zotit falenderues për gjithçka. Kjo foto bekimi im i përditshëm”, ka shkruar moderatori krahas fotos. Dedikimi i tij dhe vetë fotoja ka shkaktuar shumë reagime tek fansat, miqtë dhe kolegët e tij të cilët kanë shprehur dashamirësi për familjen e Labinotit nëpërmjet komenteve.

Share With:



166 Views