Tre motra! Oriola Marashi pozon me të ëmën dhe motrën dhe duken kopje të njëra tjetrës

Pas pushimit të merituar në Dubai, Oriola Marashi është rikthyer në gjirin e familjes. Gocat e familjes Marashi kanë lënë pas çdo angazhim të ditës së sotme, për të festuar së bashku ditëlindjen e më të voglës së familjes, Xhulias.

 

Është ish-modelja e “Icon Agency” Oriola Marashi, e cila ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram” ku shfaqet së bashku me të ëmën Xhoi Jakaj si dhe të motrën Xhulia Marashi. Vajzat kanë vendosur në mes nënën e tyre, ndërsa Oriola e zbukuron imazhin me një zemër të madhe si kornizë të fotos.

Është pak të thuash se familja Marashi e ka bukurinë në gen, sepse të treja ato shndërrisin dhe ngjajnë shumë me njëra-tjetrën!

Share With:
Translate »
1348 Views