Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna

Ne shpenzojmë rreth një të tretën e jetës sonë duke fjetur, prandaj gjumi është një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë

Studimet e fundit tregojnë se ekziston një lidhje mes pozicionit të gjumit të nënës dhe mirëqenies së një foshnjeje.

Për shkak të ndryshimeve në trup, pozicionet që flini zakonisht mund të mos jenë të sigurta gjatë shtatzënisë. Nëse ju jeni në pritje të ëmbël do t’ju tregojmë disa pozicione të nevojshme për të fjetur rehat, por pa e dëmtuar fëmijën:

E fjetura përmbys

Nëse keni fjetur në bark përpara shtatzënisë, mund të vazhdoni të flini në këtë pozicion në muajt e parë të shtatzënisë, pasi nuk ka prova që tregojnë se ju dhe fëmija mund të keni probleme. Sidoqoftë, pas tremujorit të parë, thjesht nuk do të jeni në gjendje të shtriheni më përmbys edhe për shkak të barkut, prandaj shijoni gjumin në këtë pozicion në 3-mujorin e parë.

Fjetja në njërën anë

Ky është pozicioni më i sigurt për ju dhe foshnjën. Mundëson rrjedhën e mirë të gjakut dhe nuk ushtron presion në organet e brendshme. Edhe pse të dy anët janë të sigurta, sugjerohet të zgjidhni anën e majtë për disa arsye:

– Zvogëlon rrezikun e lindjes së foshnjës pa jetë.

– Ndihmon veshkat tuaja të heqin qafe produkte të mbeturinave dhe lëngjeve.

Këshilla për një gjumë më të mirë gjatë shtatzënisë

– Vendosni jastëkë pas jush për të mos e lejuar rënien në shpinë.

– Shumë nëna e kanë më të rehatshme të vendosin një jastëk mes këmbëve pasi i mban këmbët paralelisht dhe mbështet ijët, legenin dhe shpinën.

– Nëse vuani nga urthi gjatë natës, vendosja e jastëkëve shtesë në kokën tuaj do t’ju ndihmojë shumë.

– Gjatë gjumit ditën, kushtojini të njëjtën vëmendje pozicionit siç bëni edhe gjatë natës.

Shmangni pozicionin në shpinë

Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë nuk është aq e sigurt si më parë, pasi pesha e foshnjës dhe barku bën presion në organet tuaja të brendshme, duke shkaktuar vështirësi në rrjedhjen e gjakut në placentë.

Kjo është arsyeja pse zgjedhja e një pozicioni të ndryshëm të gjumit është më e sigurt për nënën dhe fëmijën e saj

Share With:
Translate »
488 Views