Tri unazat simbolike të Meghan Markle, njëra zbulon diçka më shumë për fëmijën e parë

Ky është një detaj që fansave nuk u ka shpëtuar. Meghan mund të ketë dhënë një sinjal për kohën kur do ta sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Dhe nëse e ka bërë këtë pa dashje, fansave nuk u ka shpëtuar. Janë plot tri unaza në gishtat e saj që folën. Njëra prej tyre flet më shumë për bebin që pritet të vijë së shpejti në jetë.

Meghan Markle dhe Princi Harry, mezi po presin. Sipas llogarive të para të të gjithëve, fëmija pritet të vijë në jetë në pranverën e vitit të ardhshëm — dhe deri atëherë, mbretërorët mezi po presin. Në një prej tureve të tyre më të rëndësishme, Meghan dhe Harry u ndalën në Sydney për të marrë pjesë në një prej eventeve më të rëndësishme, Invictus Games. Nëna e ardhshme dukej mahnitëse e veshur me një këmishë dhe pantallona të zeza, por veç elegancës, u zbulua edhe një detaj që tregon diçka më shumë për fëmijën që do të sjellë në jetë – unaza.

Të tria unazat që Meghan mban në gisht, të dizenjuara nga Ecksand, kanë nga një simbol “të fshehtë” në varësi të gurit që mbajnë. Ajo me gur të gjelbër mund të përfaqësojë ditëlindjen e Meghan, në gusht, ajo me gur blu përputhet me ditëlindjen e Harry-t, në shtator, po ajo me diamant? Ky është guri simbol i muajit prill, që do të thotë se çifti po presin fëmijën e tyre në parë në prill të vitit të ardhshëm.

Pasi lajmi i ardhjes në jetë u zbulua nga Pallati Mbretëror, të gjithë fansat nisën të bënin llogaritë se kur është koha që fëmija do të vijë në jetë. Unaza e tretë është një sinjal që vjen nga vetë Dukesha, por ende nuk dihet e saktë se në cilin muaj të shtatzënisë është Meghan, madje as gjinia e bebit akoma nuk është zbuluar. Në fillim, u mendua se Meghan ishte 12-javëshe, meqenëse u bë publik lajmi, por nëse fëmija vjen në jetë në muajin prill, sipas këtyre sinjaleve, atëherë Meghan tani është edhe disa javë më shumë….

Share With:
Translate »
725 Views