Truket e gjysheve për ta përdorur sapunin përveç larjes së rrobave

Sapuni i rrobave jo vetëm shërben për të larë rrobat, por përbërësit e një sapuni neutral që e përdorim çdo ditë janë të shumta. Ajo ka shumë vlerë kur përdoret për lëkurën.
Insekticid: Zieni ujë së bashku me sapunin e rrobave. Lëreni të ftohet dhe hidheni në një shishe me spërkatës. Pastaj, hidheni mbi të gjitha bimët tuaj.
Riparimi i tubave: Një përzierje me sapun rrobash dhe sheqer mund t’ju ndihmojë riparimin e tubave përkohësisht.
Për fytyrën: Sapuni i rrobave është ideal për njerëzit që kanë lëkurë me yndyrë, me puçrra, pezmatim të lëkurës dhe që vuajnë nga alergjitë.
Për t’i dhënë aromë të mirë këpucëve dhe rrobave: Nëse ju doni të parfumoni këpucët, vendosni një copë sapun rrobash brenda një qeseje prej cope dhe vendoseni në këpucët tuaja ose në garderobë.
Skulpturë: Bëni një skulpturë me sapun rrobash duke përdorur një instrument të vogël. Është e këshillueshme ta bëni me një sapun të butë. Do të aromatizoni dollapët më së miri.

Share With:
Translate »
939 Views