Trump pushon nga puna asistenten, pasi bëri komente të pahijshme për marrëdhënien e tij me të bijat

Asistentja personale e Donald Trump, Madeleine Westerhout është pushuar nga puna të enjten për shkak se bëri disa komente të pahijshme për marrëdhënien e tij me të bijat. Gjatë një darke jashtë kamerave me disa reporterë, pasi e kishte tepruar me alkoolin, Madeleine ishte shprehur se presidenti kishte marrëdhënie më të mirë me të se me vajzat e tij, Ivanka-n dhe Tiffany-n. Po ashtu, ajo rrëfeu se Trump nuk dëshironte të bënte foto me Tiffany-n për shkak të mbipeshës së saj.

Kjo gjë ndodhi gjatë një darke jashtë kamerave, prandaj nxjerrja e një informacioni të tillë u quajt dhunim i marrëveshjes nga media, por gjithsesi pasojat ishin të pashmangshme.

Trump konfirmoi se Westerhout u pushua nga puna sepse kishte bërë komente me reporterët për fëmijët e tij. Këto komente Trump i quajti “paksa të dhimbshme”.

“Shumë keq! Westerhout ishte një njeri shumë i mirë që e bënte shumë mirë punën e saj. I uroj gjithë të mirat”, -u shpreh presidenti.

Po ashtu, ai mohoi ta ketë përçmuar ndonjëherë të bijën dhe rrëfeu se do të bisedonte me Tiffany-n, të cilën e do shumë.

Share With:



100 Views