Tyga mohon atësinë e fëmijës së Kylie Jenner

Tyga i hodhi benzinë zjarrit kur afirmoi se fëmija që pret Kylie Jenner është i tij. Edhe pse të ndarë pas dy vjetësh bashkë, dhe show girl-i e lidhur me Travis Scott, Tyga gjithsesi postoi në “Snapchat” se fëmija është i tij.

Por, me sa duket ka bërë një hap pas dhe 27-vjeçari e ka fshirë postimin e mëparshëm dhe postoi: “As që bëhet fjalë të jetë fëmija im”, shoqëruar me disa imazhe ikonash si djall.

Kylie, 20 vjeçe, mund të jetë 5 muajshe, edhe pse ende nuk e ka konfirmuar lajmin. Mendohet të ketë mbetur menjëherë shtatzënë, pasi u lidh me Travis në prill, pas ndarjes nga Tyga.

Share With:



387 Views